Lajme
Europianët duan beqarinë, numri i divorceve po rritet
Numri i martesave po zvogëlohet
Sipas një studimi, trendi afatgjatë në Bashkimin Evropian tregon se numri i martesave po zvogëlohet, ndërsa numri i divorceve po rritet. Që nga viti 1964, niveli i martesave në BE ka rënë nga 8.0 për 1000 persona në 1964 në 4.3 në 2019.
Thuhet se në të njëjtën kohë, shkalla e divorcit është dyfishuar, duke u rritur nga 0.8 për 1000 persona në 1964 në 1.8 në 2019. Në vitin 2019, vendet e BE-së me numrin më të lartë të martesave në krahasim me popullsinë ishin Qipro (8.9 martesa për 1 000 persona), Lituania (7.0), Letonia dhe Hungaria (të dyja 6.7) dhe Rumania (6.6). Këto u pasuan nga Sllovakia (5.4), Danimarka dhe Malta (5.3).
Në të kundërt, nivelet më të ulëta të martesave ishin rreth 3 martesa për 1000 banorë, të cilat u raportuan në Itali (3.1), Portugali dhe Slloveni (të dyja 3.2), pasuar nga Franca, Spanja, Luksemburgu (të gjitha 3.5). Në vitin 2019, në mesin e Shteteve Anëtare të BE-së, numri më i ulët i divorceve në krahasim me popullsinë u regjistrua në Maltë dhe Irlandë (0.7 divorcet për 1 000 persona), pasuar nga Sllovenia (1.2), Italia (1.4) dhe Kroacia (1.5). Në të kundërt, normat më të larta të divorcit u regjistruan në Letoni, Lituani dhe Luksemburg (të gjitha 3.1 divorce për 1 000 persona), Qipro (2.6) dhe Suedi (2.5).
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












