Lajme
Evakuohet Pallati Federal për shkak të objekteve të dyshimta
Policia ka rrethuar sheshin Bundesplatz dhe zonën përreth pasditen e së mërkurës për shkak të objekteve të dyshimta. Sendet e gjetura u konstatuan të padëmshme
Alarmi ka rënë pak para mesditës. Sheshi Bundesplatz dhe zona përreth u rrethuan më pas, transmeton albinfo.ch. Për arsye sigurie, krahu perëndimor i Pallatit Federal dhe qendra mediatike përballë u evakuuan përkohësisht.
Policia ka gjetur dy objekte të dyshimta, siç ka bërë të ditur në rrjetin social X (ish-Twitter) pasditen e së mërkurës. Sendet u ekzaminuan dhe u konstatuan të padëmshme.
Shumica e dyqaneve dhe restoranteve përreth sheshit ishin të hapura, ka raportuar një korrespondent i agjencisë së lajmeve Keystone-SDA. Disa automjete policie ishin të mobilizuara, ndërsa policia ngriti një qendër të vogël komandimi në vendin e ngjarjes. Rrugët e trafikut përmes Bundesgasse, Kochergasse, Schauplatzgasse dhe Amthausgasse ishin ndërprerë. Sidoqoftë, Tarraca e Pallatit Federal, nga ana e prapme e ndërtesës, ishte e hapur.
Mbledhja e Këshillit Federal, e cila përfundoi në mesditë, nuk u ndikua nga incidenti. Këshilli Federal ka dalë nga godina shëndoshë e mirë, ka thënë zëvendëskancelari dhe zëdhënësi i Këshillit Federal André Simonazzi për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
Ndodh rregullisht që sheshi Bundesplatz mbyllet për shkak të objekteve të dyshimta. Hera e fundit që ndodhi kështu ishte rreth dy javë më parë. Objekti i gjetur më pas doli të ishte i padëmshëm.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













