Lajme
Evropë, zjarre dhe mijëra njerëz të evakuuar
Bëhet e ditur se Franca ka evakuuar më shumë se 16,000 persona të kërcënuar nga zjarret në jugperëndim, por zjarret u përhapën edhe në Spanjë, Kroaci dhe Greqi, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet në Gironde të Francës, një rajon i njohur turistik, ka evakuuar edhe rojat nga kampingjet, pasi turistët i larguan më parë. Zjarret janë përhapur në zonat Teste-de-Buch dhe Landiras.
Në Spanjën jugore, më shumë se 3,200 njerëz u larguan nga zjarret në kodrat Mijas, megjithëse më vonë disa mundën të ktheheshin.
Zjarret në Portugali janë vënë nën kontroll, për momentin.
Më shumë se 1000 vdekje i janë atribuar vapës në Portugali dhe Spanjë ditët e fundit.
Zjarret e Mijas në Spanjë janë jo shumë larg nga Málaga, një zonë e njohur turistike. Diku tjetër në Spanjë, zjarret kanë shpërthyer në provincat Castilla y León, Galicia dhe Extremadura.
Ellen McCurdy, që jeton në zonën e Málagës, i tha Reuters: “Ne thjesht morëm disa gjëra të domosdoshme dhe vrapuam me të vërtetë, në atë fazë gjithë rrugës kishte lëvizje… kishte shumë ambulanca dhe zjarrfikëse”.
Në të gjithë Mesdheun – nga Maroku në perëndim deri në Kretë në lindje – janë dërguar mijëra zjarrfikës dhe shumë avionë bombardues me ujë. Që nga e marta, i gjithë rajoni është zhytur në vapë të fortë.
Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë reduktime të mëdha në emetimet e karbonit.
Shërbimi francez i motit ka parashikuar temperatura deri në 41C (106F) në jug të vendit të dielën dhe rekorde të reja të nxehtësisë parashikohen për të hënën. Në Portugali, temperatura kohët e fundit arriti në 47 gradë Celcius.
Në Mbretërinë e Bashkuar ka një paralajmërim të kuq për nxehtësi ekstreme në të gjithë pjesët e Anglisë, pasi vendi po përgatitet për temperatura rekord të hënën dhe të martën, ndoshta duke arritur në 41 gradë Celsius në disa pjesë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












