Lajme
Evropianët mbështesin masat për ndihmë Ukrainës
Një sondazh i Eurobarometrit publikuar sot në të gjitha vendet anëtare të BE-së tregoi një mbështetje e madhe nga qytetarët për reagimin ndaj pushtimit të Ukrainës
”Të anketuarit, në veçanti, janë kryesisht në favor të mbështetjes së vazhdueshme të BE-së për Ukrainën”, bëri të ditur Eurobarometri.
Veçanërisht, 93% e miratojnë ofrimin e mbështetjes ndihma humanitare për njerëzit e prekur nga lufta, ndërsa 88% e miratojnë pritjen në BE të njerëzve që ikin nga lufta.
Për më tepër, 80% e miratojnë mbështetjen financiare të ofruar ndaj Ukrainës, ndërsa 66% pajtohen se Ukraina duhet të bashkohet me BE-në kur të jetë gati.
Sipas anketimit, 71% besojnë se Ukraina duhet të jetë pjesë e familjes evropiane dhe 89% kanë simpati për ukrainasit.
Shumica e evropianëve besojnë se që nga fillimi i luftës BE-ja ka treguar solidaritet (79%) dhe ka qenë e bashkuar (63%) dhe e shpejtë (58%) në reagimin e saj.
Mbështetja gjithashtu mbi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas sulmit të saj kundër Ukrainës ka qenë më e lartë se 80% e të konsultuarve, ndërsa 79% kanë miratuar edhe sanksionet kundër oligarkëve rusë.
Për më tepër, 67% e personave e miratojnë blerjen dhe furnizimin e pajisjeve ushtarake për Ukrainën.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre















