Lajme
Exit poll-i në Gjermani: Partia e Merkelit merr rezultatin më të dobët në histori
Projeksionet e para mbi zgjedhjet parlamentare në Gjermani tregojnë për një garë kokë më kokë mes kandidatit për kancelar nga SPD dhe CDU, ndërsa Të Gjelbërit kanë marrë më pak vota se sa pritej por kanë mbetur parti e tretë.
Olaf Scholz i SPD shpreson t’i japë fund sundimit 16-vjeçar konservator me në krye Angela Merkel qëndron në kuotën e 25.8%.
Për konservatorët e Merkel, CDU/CSU parashikimet japin 24.2% të votave që do të ishte rezultati më i dobët në të gjithë historinë e partisë.
Kjo mund të konsiderohet një refuzim për të mbështetur kandidatin e tyre Armin Laschet.
Pak pas publikimit të parashikimeve, Laschet doli para mediave duke falënderuar Merkel për 16 vitet e saj si Kancelare.
Ai foli për një garë të fortë, por theksoi se CDU nuk është e kënaqur me këtë rezultat.
Nga SPD deri tani ka folur Sekretari i Përgjithshëm, Lars Klingbeil i cili tha se rezultati tregon se është koha për ndryshim. Sipas tij SPD ka një mandate të qartë për të qeverisur vendin.
Social demokratët e udhëhequr nga Scholz kanë premtuar politika në mbështetje të klimës, rritjen e pagës minimale dhe përmirësimin e kujdesit ndaj fëmijëve.
Ata kërkojnë një Evropë të fortë dhe janë të bindur për NATO-n./Euronews
E-Diaspora
-
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident I riu shqiptar vdes në aksident rrugor gjatë udhëtimit drejt Francës... -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë -
Amerikë
Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike
Jeta në Zvicër
-
Shkurtime të reja të vendeve të punës në Zvicër Valë e re shkurtimesh në Zvicër, Tamedia dhe IKEA prekin dhjetëra vende pune... -
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj? -
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve -
Swisscom rrit çmimet e abonimeve private nga prilli -
Vonesa dhe anulime në Aeroportin e Gjenevës për shkak të një defekti teknik












