Lajme
Instagram vetëm për fëmijët nën 13 vjeç
Zyrtarët nga Facebook po konsiderojnë të nxjerrin një version të platformës së tij të famshme Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeç, për t’i lejuar ata ta përdorin “në mënyrë të sigurt” platformën, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se aktualisht kompania nuk lejon personat që janë nën këtë moshë të krijojnë një llogari në platformë.
Një zëdhënës i Facebook tha për The Guardian se kompania po eksploronte një version të kontrolluar nga prindërit të Instagram, të ngjashëm me aplikacionin Messenger Kids që është për fëmijë nga mosha 6-12 vjeç.
“Ne jemi duke punuar në ndërtimin e produkteve shtesë që janë të përshtatshme për fëmijë, të menaxhuara nga prindërit”, tha zëdhënësi.
“Jemi duke eksploruar sjelljen e një përvoje të kontrolluar nga prindërit në Instagram për të ndihmuar fëmijët të vazhdojnë me miqtë e tyre, të zbulojnë hobi dhe interesa të reja, dhe më shumë”.
Në një postim në blog në fillim të kësaj jave, i cili nuk përmendte shërbimin e ri të propozuar të Instagram, kompania vuri në dukje se megjithëse njerëzve u kërkohej të futnin moshën e tyre kur regjistroheshin në Instagram, nuk kishte asgjë për t’i parandaluar ata që të gënjejnë gjatë regjistrimit. Megjithatë, platforma tha se do ta kapërcente këtë problem duke përdorur teknika të “machine-learning”, në mënyrë që platforma aktuale e Instagram, të ketë me të vërtetë vetëm përdorues +13.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike















