Autotech
Facebook krijon aplikacion të ri
Kërkimi është në fazë zhvillimi
Rrjeti social Facebook së shpejti do të prezantojë Fashion++, një lloj stilisti virtual që u jep këshilla përdoruesve për veshjen. Sistemi propozon modifikime falë një sistemi të inteligjencës artificiale, që njeh veshjet dhe jep sugjerime se çfarë duhet ndryshuar apo shtuar.
“Mund edhe të rekomandojë mënyra për të rregulluar një veshje, si të veshësh këmishën apo të përveshësh mëngët”, ka shpjeguar Facebook.
Pra, do të jetë një sistem më i avancuar në krahasim me zgjidhjet aktuale, që kufizohen te sugjerimi i një veshjeje, përcjell Albinfo.ch. Kërkimi, që sidoqoftë është në fazë zhvillimi, duhet të prezantohet nga platforma në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në Seul, nga 27 tetori.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit