Lajme
Facebook rrit përpjekjet për të luftuar dezinformimin
Kompania Facebook tha të hënën se ka shtuar përpjekjet për të ndaluar keqinformimin në lidhje me vaksinat kundër COVID-19. Facebook do të shënjestrojë grupet, të cilat vazhdimisht përhapin dezinformim për koronavirusin dhe vaksinat.
Ka disa muaj që Facebook po lufton dezinformimin, duke iu dhënë përparësi këshillave shëndetësore nga agjenci të besueshme, mirëpo prej datës 8 shkurt do ta zgjerojë këtë fushatë.
Grupet ose llogaritë që ndajnë dezinformata të tilla mund të hiqen plotësisht nga rrjeti social, paralajmëroi Facebook.
Përgjegjësve të grupeve në rrjetin social iu kërkua që fillimisht të miratohen postimet e anëtarëve të prirur për përhapjen e informacionit të rremë.
Në rrjetin tjetër social Instagram, që është në pronësi të Facebook-ut, llogaritë e personave që dekurajojnë vaksinimin do të jenë më të vështira për t’u gjetur./Rel
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











