Lajme
“Facebook” tashmë fsheh numrin e pëlqimeve në postime
“Facebook” do të ndjekë shembullin e “Instagram”-it në fshehjen e numrit të “pëlqimeve” te postimet e përdoruesve të Australisë.
Nga e premtja, disa nga përdoruesit e rrjetit social nuk do të munden që të shohin sa “pëlqime” apo reagime të tjera ka marrë një postim i bërë nga një përdorues tjetër.
Lidhur me këtë eksperiment, kompania është shprehur se, “nuk duan që ‘Facebook’ të ndjehet si një garë”.
“Kjo është një provë për të parë se si njerëzit merren me këtë format të ri. Me kalimin e kohës do ta kuptojmë nëse do ta përdorim këtë më gjerësisht”, bëri të ditur kompania.
Kjo e fundit ka shtuar se përdoruesit e “Facebook” në Australi, ende kanë mundësi që të shohin “pëlqimet” te postimet e tyre, por jo te të tjerët.
Ndërkohë kujtojmë se më shumë se një miliardë njerëz përdorin “Facebook”-un në të gjithë botën, por gjigandi i mediave sociale është nën presion për të luftuar ndikimin e platformës në shëndetin mendor, shkruan panorama. Nga ana tjetër, “Instagram”-i ende nuk ka nxjerrë një rezultat përfundimtar në lidhje me eksperimentin që bëri me “pëlqimet” në disa vende si Australia, Zelanda e Re, Brazil, Kanada, Japoni, Itali dhe Irlandë, shkruan klankosova, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike











