Autotech
Facebooku teston butonin e ri
Gjithsesi, rrjeti social mohoi se ky opsion është ‘dislike’, të cilin e kanë kërkuar shumë përdorues
Facebooku raportohet se është duke testuar një buton të ri të “votimit poshtë” për t’i lënë njerëzit të fshehin komente dhe të marrin reagime për to.
Gjithsesi, rrjeti social mohoi se ky opsion është ‘dislike’, të cilin e kanë kërkuar shumë përdorues.
Butoni i ri po provohet te një grup i vogël i përdoruesve në SHBA.
Kompania njoftoi se do të marrë disa masa të tjera për të përmirësuar rrjetin social.
Testimi u konfirmuar për faqen “TechCrunch”. “Jemi duke testuar një veçori të re që do t’u jepte njerëzve reagime për komentet në postimet e tyre publike në faqe. Kjo po testohet te një grup i vogël i njerëzve në SHBA”, ka thënë gjiganti i internetit.
Rrjetet tjera sociale si Reddit e kanë këtë opsion kah moti me qëllim që të reduktojë shpërndarjen e një postimi, transmeton Albinfo.ch.
Kur të klikohet ky buton në Facebook, komenti i caktuar do të fshihet. Njerëzit më pas do të mund të vendosin nëse është ofendues, i pasaktë ose jashtë teme.
Megjithatë, ai nuk ndikon në shpërndarjen e postimit te njerëzit tjerë dhe nuk ndikon në rangimin në faqen bazë të Facebookut.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













