Lajme
Familja shqiptare gënjen se kërcënohet, për të fituar azil
Genc Daljani ka thënë se ndihet e kërcënuar nga familja e Hysen Mirit, megjithatë, policia shqiptare ka bërë të ditur se të gjitha këto janë të pavërteta dhe ai kërkon azil në Gjermani
Policia e Durrësit ka zbardhur rastin mbi një pretendim se një familje nga Fushë Kruja ndihej e kërcënuar nga disa persona. Në shumë media shqiptare u publikua pretendimi i Genc Dajlani se kishte konflikt me familjen e Hysen Mirit, dhe se ndihej i kërcënuar, shkruan albinfo.ch.
Për ngjarjen në fjalë policia e Durrësit ka sqaruar historinë mes dy familjeve, dhe dyshohet se Dajlani ti ketë bërë këto deklarata në media pasi kërkon që të përfitojë azil politik në Gjermani.
Ai është marrë në pyetje nga polici, ku është shprehur se histori e konfliktit është mbyllur që në vitin 2014.
Sqarimi i policisë: “Dajlani deklaron se konflikti ka lindur që në vitin 2010, për një rrugë, midis vëllait të tij dhe familjes së Hysen Mirit, kohë në cilën vetë Genci jetonte në Greqi së bashku me familjen. Vëllai i tij, jetonte së bashku me familjen e tij dhe mamanë, njëkohësisht komshinj me familjen Miri. Në vitin 2014 Genc Dajlani është nisur për në Gjermani së bashku me familjen me qëllim për të kërkuar azil.
Pas dy viteve qëndrim është kthyer nga shteti gjerman pasi nuk plotësonte kushtet për të kërkuar azil. Dajlani pohon se unë personalisht nuk kam debatuar me familjen e shtetasit Hysen Mirit dhe nuk ka marrë asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë. Nuk është paraqitur asnjëherë në polici për të kërkuar mbrojtje për këtë ngjarje, por kjo është hera e parë.
Sipas tij që pas vitit 2012, edhe vëllezërit e tij nuk kanë më konflikt me familjen Miri dhe nuk kanë kërkuar më në vijim ndihmën e policisë. Policia pasi ka pyetur shtetasin e mësipërm e ka trajtuar me prioritet çështjen, ku ka pyetur dhe anëtarët e familjes Miri.
Këta të fundit pohojnë se konflikti është mbyllur që në vitin 2012 dhe nuk kanë më konflikt me familjen Dajlani. Në tërësi të studimit të çështjes dyshohet se shtetasi Genc Dajlani pretendimet e ngritura në media i ka bërë me qëllim për të kërkuar azil në Gjermani”, thuhet në reagimin e policisë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












