E-Diaspora
Familja shqiptare nën ankth, rrezikon të dëbohet nga Franca
Familja që nga fillimi i vitit 2017 qëndron në Francë. Ajo kishte udhëtuar në Itali më pas në Gjermani përpara se të kërkonte azil në Francë
Për rreth një vit e gjysmë familja Mlloja nga Shqipëria kishte qëndruar në një dhomë hoteli në Concarneau të Francës.
Por tashmë familja shqiptare duhet të largohet nga territori francez, pasi ndaj saj është paraqitur një urdhër dëbimi.
Çifti shqiptar dhe dy fëmijët e tyre u detyruan të linin mjediset e hotelit. Shërbimi social ka njoftuar se nuk do të paguajë më për shpenzimet e familjes, shkruajnë mediat franceze.
“Ne jemi të trishtuar, nuk duam të na dëbojnë”, tha Elkidi. “Nuk ka logjikë, kjo familja mund të dekurajohet për të ardhmen e saj”, tha Marina Rakoçeviq, një nga mbështetëse e familjes, transmeton ‘Syri.net’.
Djali i tyre i madh, Elsi, 4-vjeç, është regjistruar në kopsht në qendër të qytetit, ku ai është integruar mirë, pavarësisht se në fillim e kishte pasur të vështirë të fliste frëngjisht. Ndërsa djali i vogël i familjes ka pasur probleme shëndetësore dhe rregullisht ai shkon në qendrat spitalore ku merr shërbimin e duhur, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa çifti Mlloja në qershor kishte paraqitur një kërkesë për leje qëndrimi në prefekturë, për shkak të gjendjes shëndetësore të djalit të tyre. Por prindërit asnjëherë nuk kishin marrë përgjigje për kërkesën e paraqitur në prefekturë.
Familja që nga fillimi i vitit 2017 qëndron në Francë. Ajo kishte udhëtuar në Itali më pas në Gjermani përpara se të kërkonte azil në Francë.
Por kërkesa për azil nga ana e shtetit francez i është refuzuar. “Do të ishte e rrezikshme që ata të ktheheshin për të jetuar atje. Ata jetonin në kushte të vështira dhe ishin të kërcënuar nga mafia lokale”, thotë Marina Rakoçeviq.
Këtë të enjte në mëngjes, në dhomën e ngushtë të hotelit që ata kanë ndarë për një vit e gjysmë, familja Mlloja kishte bërë gati çantat, por shumë sende ishin të shpërndara nëpër dhomë. Familja duhet të lërë ambientet e hotelit dhe do të dërgohet në Landivisiau.
E përballur me paralajmërimin, shumë banorë ishin mobilizuar që nga qershori i kaluar dhe bashkë me to edhe Lidhja e të Drejtave të Njeriut, CCAS si dhe edukatoret e kopshtit ku ishte djali i familjes.
“Ka vende bosh për strehim social në Concarneau”, tha Marina Rakoçeviq.
Por më në fund vendimi u mor dhe familja do të dërgohet në Landivisiau . Nuk dihet nëse familja do të dëbohet apo do të lejohet të qëndrojë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen















