Futboll

Faqja zyrtare e Bundesligës, rrëfim special për Milot Rashicën

Milot Rashica nuk është aq larg me gola nga Lionel Messi dhe Kylian Mbappe për vitin 2019, por çfarë tjetër mund të dini për anësorin e Werder Bremen.

Kështu e nis rrëfimin për yllin kosovar faqja zyrtare e Bundesligës.

Rashica bëri debutimin e tij në klubin e vendlindjes KF Vushtrria në Kosovë në moshën 16 vjeç , dhe shënoi nëntë gola në 21 paraqitje para se të fitonte një transferim në Holandë me Vitesse Arnheim në verën e vitit 2015. Tashmë një fitues i Superligës së Futbollit të Kosovës 2013/14 me Vushtrria, Rashica ndihmoi Vitesse të rrëmbejë Kupën Hollandeze në fund të sezonit të tij të dytë në klub.

Kur u nis për në Bremen në janar 2018, ai kishte regjistruar gjithsej 15 gola dhe 24 asistime në 100 paraqitje në tokën holandeze, përcjell albinfo.ch.

Rashica bëri transferimin e tij në Werder në fitoren 2-1 kundër Schalke më 3 shkurt 2018 dhe hapi llogarinë e tij një muaj më vonë në një fitore 3-1 ndaj Këlnit. Ishin, megjithatë, tetë golat e tij dhe katër asistimet në 17 ndeshje të ligës gjatë gjysmës së dytë të 2018/19 – fushata e tij e parë e plotë në ekipin gjerman- që i dha ngritje karrierës së tij.