Bota

Fati i Deborah Brown në lotari

Deborah Brown nga Richmond tregon se kishte blerë 30 bileta me kombinimin 1-0-3-1 dhe fitoi lotarinë e Virxhinias 30 herë për vetëm një ditë.

Brown fitoi 150 mijë dollarë, ndërsa për bileta ajo kishte shpenzuar vetëm 30 dollarë.

“Pothuajse pësova atak në zemër”, ka deklaruar ajo. Organizatorët e lotarisë së Virxhinias thanë se mundësia e fitimit të Brown ishin 1 në 10000.

Brown shtoi se mund ta rikonstruktojë shtëpinë e saj, por nuk ka plane të caktuara për atë që do të bëjë me paratë e saj.