Turizëm
Fation Plaku me album për bukuritë shqiptare
Me mbi 200 fotografi që i ka realizuar ndër vite, i ka kuruar me kujdes për të sjellë Shqipërinë jashtë Tiranës së zhurmshme, në këtë pragfestash
Nga veriu në jug, dashnori i vërtetë i natyrës dhe të pamundurave ka finalizuar pasditen e sotme ëndrrën e jetës së tij: Krijimin e një albumi me fotografi, një libër nga ata që nuk realizohen dot për nga cilësia në Shqipëri; një libër që do të duhet ta kesh patjetër në bibliotekën personale për të treguar sesa e bukur është Shqipëria po të shkosh në skajet më të pamundura të saj.
Me mbi 200 fotografi që i ka realizuar ndër vite, i ka kuruar me kujdes për të sjellë Shqipërinë jashtë Tiranës së zhurmshme, në këtë pragfestash, Fation Plaku na tregon të gjithëve dhuratën e duhur, sidomos kur duhet të krenohemi me të huajt.
200 fotot reale na bëjnë të udhëtojmë nga veri në jug nëpër male, nga lindja në perëndim, nga deti në liqene, nga pyjet në kanione, nga gjiret e bukura tek bota nënujore. Me një album, Fationi na i thotë të gjitha.
“Ka qenë një punë e vështirë, por shumë e bukur. Më në fund kam realizuar ëndrrën time”, thotë ai për “newsbomb.al”.
Miqtë e shokët e tij, por edhe personalitete të artit e fotografisë u mblodhën së bashku për të promovuar ndoshta një ndër të parat albume profesionale të realizuara në vend. Dhe është dhuratë për shqiptarët në këto ditë festash. Homeland i Fation Plakut do të jetë ideja më e bukur e dhuratave, përcjell albinfo.ch.
Pasi që se viteve të fundit është rritur numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë për të shijuar bukuritë e shumta që ajo fsheh përtej bregdetit, në hinterland, fotografitë e Plakut, sigurisht do t’i motivojnë ata që t’i vizitojnë këto vende nga afër. Kjo pasi që tablotë e fotografit të pasionuar synojnë prezantimin e atraksioneve që ende nuk gëzojnë njohje nga publiku i gjerë.
Me fotografi dhe alpinizëm merret prej 20 vitesh. Vendet që i viziton, edhe i fotografon, duke kombinuar kështu këto dy pasione që i ushtron në kohën e lirë ndërkohë që ai punon në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
“Fotografia është pasioni im. Në Shqipëri ka shumë vende të bukura, të pazbuluara, si për turistët e huaj, ashtu edhe për vendësit në Shqipëri, dhe me anë të fotografive të mia mundohem të kontribuoj në këtë aspekt”, thotë ai në një intervistë për albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane

















