Sport
Faton Vukshinaj, kampion bote, hap klubin e kick-boksit në Bazel
Kampioni i 4-fishtë botëror, Faton Vukshinaj, së bashku me trajnerin e tij, njëherësh vëllain Mërgimin, kanë marrë edhe një hap tjetër në karrierën e tyre. Kjo ide për hapjen e një klubi ishte e kamotshme, por tani klubi është në përfundimin e punimeve të fundit dhe organizimin e një hapjeje soleme që do të bëhet në “Amerbachstrasse 66 Basel” gjatë javës së parë të muajit të ardhshëm.
Edhe pse mundësitë kanë qenë më herët për të ndërmarrë këtë hap, korrjet e sukseve të njëpasnjëshme të kikboksierit Faton Vukshinaj si kampion botëror në kategorinë 72,5 kilogram në kikboks kanë qenë në rendin e parë.
Tashmë, pas ҫdo dite intensive të ushtrimeve përgatitore “Team Vukshinaj” kanë gjetur kohën edhe për hapjen e një salle tejet të veçantë, në të cilën do të kenë mundësi të gjithë kategoritë e stërvitjeve të sporteve luftarake të marrin konstruksionet nga Mërgim dhe Faton Vukshinaj.
“Është e vërtetë që në kemi menduar për çdo detaj gjatë një periudhe të gjatë kohore për të marrë edhe një hap të rëndësishëm në karrierën tonë, por tani jemi duke kryer gjërat dhe besoj se shumë shpejt do të jetë një ditë e vaҫantë për të gjithë ne si organizatorë, por edhe për sportistët që do të jenë pjesa kryesore e klubit”, ka thënë trajneri Mërgim Vukshinaj.
Sipas tyre, qëllimi tjetër që ata shohin është se ka një numër të madh të nacionaliteteve që jetojnë në qytetin e Bazelit dhe që angazhohen më mirë me aktivitete sportive se sa të jenë të varur nga droga apo alkooli. “Unë me shumë dëshirë do të jem një këshillues i të rinjve që vijnë dhe bëhet sportistë dhe të largohen nga rrugët e tjera shumë të vështira, nga jeta e rrugës apo jeta e natës”, është shprehur kampioni Faton Vukshinaj.
Ju kujtojmë që Faton Vukshinaj është fitues i këtyre titujve: WKA SWISS Champion 2010 – WUFC kampion i turneut 2010 – ISKA Kickbox kampion botëror 2012 – ISKA K1 nënkampion botëror 2012 – 2013 mars, Volksmarsen Champion – 2013 tetor WBC Muay Thai Champion.
E-Diaspora
-
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim U largua në Francë me fëmijët pa autorizim, 30-vjeçarja përballet me hetime... -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Angli
Gjendet i vdekur 28-vjeçari shqiptar në Angli, policia heton rastin si vrasje -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij
Jeta në Zvicër
-
Rriten ndjeshëm konfliktet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve në Zvicër Studimi tregon shtim të rasteve të ngacmimit në vendin e punës, largimeve të padrejta dhe referencave... -
Bazeli paralajmëron qytetarët: Mos qëndroni nën pemë gjatë valës së të nxehtit -
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes












