Sport
FC Prishtina Bern fiton Kupën e Unionit, interesim i vogël i klubeve për pjesëmarrje
Prej 26 klubeve që janë aktive në kampionatin zviceran të futbollit të bashkuara në Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, vetëm 6 kanë marrë pjesë në garën për Kupën e Unionit të mbajtur në St. Gallen për vitin e 25 jubilare të klubit futbollistik Besa St. Gallen
Për tri ditë me radhë është mbajtur Kupa e Unionit Shqiptar në Zvicër, ku në fund skuadër fituese doli FC Prishtina Bern, e cila në finale mundi Besën me penallti. E gjithë kjo, në një organizim që ishte paralajmëruar madhështor, por në fund gati dështoi, njofton albinfo.ch.
Ky aktivitetet është zhvilluar në stadiumin e St. Gallenit, ndërsa organizatore ka qenë FC Besa e St. Gallenit, që ka shënuar edhe 25 vjetorin e themelimit.
Fillimisht ishte menduar se do të merrnin pjesë shumë ekipe shqiptare që janë pjesë të Unionit, por ditën garuese kanë në fushë janë paraqitur vetëm gjashtë. Prandaj edhe nisur nga pjesëmarrja e vogël, mund të quhet si organizim i dështuar. Gjithashtu mësohet se edhe prania e kryesisë së Unionit në turne nuk ka qenë e plotë dhe ka ikur para se të luhej finalja.
Ekipet e anëtarëve të kryesisë përveç FC Kosova nuk kanë marrë pjesë. FC Besa për nder të Kupës së Unionit ka ftuar kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin, ish-kryetarin e SFV, Peter Stadelmann, presidentin e Komisionit Disiplinor të OFV-së Stefan Taner, presidentin e Federatës Kantonale të Futbollit, Peter Vitschi, dhe mysafirë të ndryshëm nga politika.
Ndërkohë, Kupën fituesit ia ka dorëzuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. E pranishme ka qenë edhe Ambasadorja e Kosovës në Zvicër, Nazane Breca.
Fituesi i Kupës së Unionit në Zvicër do të përballet me fituesin e Kupës së Unionit në Gjermani, me çka do të dalë fituesi që pastaj në Kosovë do të ndeshet me fituesin e Kupës së Kosovës.
Ekipet pjesëmarrëse të Kupës
Fc Kosova zh
Kf dardania sg
Fc Besa Winterthur
Fc Tetova Basel
Fc Besa sg
Fc Prishtina Bern
Ekipet në gjysmëfinale
Fc Kosova zh – Fc Besa sg 0:1
Fc Prishtina B. – Ff dardania sg 2:0
Finale
Fc Besa sg – Fc Prishtina 1:1
Me penallti ka fituar Fc Prishtina Bern
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit
















