Lajme
FDA miraton ilaçin për humbje peshe deri në 20 kg
Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave i dha dritën jeshile Zepboundit, një ilaç i ri për humbje peshe nga prodhuesi Eli Lilly, i cili tregoi gjatë provave klinike se mund t`i ndihmonte njerëzit të humbisnin më shumë se 23 kilogramë në 16 muaj.
Zepbound është prurja më e fundit në fushën e barnave të reja të fuqishme që synojnë dobësimin, e që përfshin Ozempicun dhe Wegovy të Novo Nordiskut.
FDA e miratoi ilaçin për të rriturit që vuajnë nga obeziteti, e duhet të jetë në dispozicion në SHBA deri në fund të vitit me një çmim prej rreth 1060 dollarë. Një kosto e tillë mund të bëjë që ilaçi i ri të jetë jashtë mundësive financiare të shumë njerëzve në SHBA, duke pasur parasysh se kompanitë e sigurimeve shpesh hezitojnë të mbulojnë medikamentet për humbje peshe dhe Medicare, me ligj, nuk i mbulon ato.
“Kostoja aktuale është shumë e shtrenjtë për popullatën e përgjithshme”, tha mjeku kardiolog, Nishant Shah, nga Universiteti Duke në Karolinën e Veriut.
“Ne duhet të jemi në gjendje t’u afrohemi pacientëve në një mënyrë të përballueshme”, shtoi ai. Në Shtetet e Bashkuara llogaritet se nga obeziteti vuajnë 4 në 10 të rritur, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Megjithëse ilaçi ka një çmim të lartë, disa ekspertë kanë parashikuar se ai do të bëhet më i shituri në histori.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












