Futboll
Federata rumune thotë se largimi i Dardanëve ishte i paramenduar
Federata e Futbollit e Rumanisë ka dalë me deklaratë zyrtare për incidentet që ndodhën në ndeshjen e mes Rumanisë dhe Kosovës. Ndeshja u ndërpre në minutat shtesë pas thirrjeve “Serbia, Serbia”.
Federata rumune ka shprehur dëshpërimin me sjelljet e delegacionit të Kosovës dhe lojtarëve kosovarë.
“Ne besojmë se akuzat nga ekipi mysafir janë pa bazë dhe besojmë fuqishëm që veprimi i tyre ishte i paramenduar. FRF-ja falënderon afër 50 mijë rumunë që ishin prezent në stadium, për sjelljet civilizuese dhe që shmangën, për aq sa ishte e mundur, reagimin në sfidat nga lojtarët e Kosovës”, shkruan në komuniktën zyrtare të federatës rumune.
Tutje thonë se gjatë ndeshjes nuk ka pasur thirrje raciste dhe se asnjëherë nuk është dëgjuar thirrja “Kosova është Serbi”. Sipas federatës rumune, slogani “Kosova është Serbi” nuk mund të klasifikohet si racist, bazuar në vendimin e kaluar të UEFA-s për incidentet e vitit të kaluar në Bukuresht. Shtojnë se pala kosovare i kanë ditur pasojat kur lojtarët kosovarë u janë drejtuar dhomave të zhveshjes.
Për incidentet pas ndeshjes në hapësirat e stadiumit, federata rumune thotë se janë inicuar nga një anëtar i delegacionit të Kosovës.
“Sjellja e delegacionit kosovar, sidomos e lojtarëve kosovarë në Bukuresht, shërben si shembull se si mos të veprohet në sportin profesional. Ne presim tani vendimin e UEFA-s. Mund të jetë vetëm një rezultat, në linjë me principet e ndeshjet”, shkruan tutje federata rumune.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












