Lajme
Feith uron Pacollin dhe Thaçin
Sipas tij, presidenti dhe kryeministri kanë role shumë të rëndësishme në udhëheqjen e zhvillimit të Kosovës në të ardhmen
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICO) në Kosovë, Pieter Feith, njëherësh i dërgfuar i posacëm i BE-së, uroi presidentin dhe kryeministrin e ri të Kosovës pas votimit në Kuvendin e Kosovës.
“I uroj presidentin Pacolli dhe kryeministrin Thaçi për zgjedhjen e tyre në këto poste të rëndësishme dhe me përgjegjësi. Unë u dëshiroj atyre çdo sukses në punën e tyre në shërbim të të gjithë popullit të Kosovës”, thuhet në urimin e Feithit.
Sipas tij, presidenti dhe kryeministri kanë role shumë të rëndësishme në udhëheqjen e zhvillimit të Kosovës në të ardhmen, duke përfshirë progresin e mëtejmë në perspektivën e saj drejt BE-së.
Po ashtu, Feith ka thënë se në adresimin e këtyrë çështjeve të ngutshme, i siguron presidentin dhe kryeministrin se do ta kenë këshillën dhe mbështetjen e tij.
E-Diaspora
-
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit Kosovë: Nga mbi 142 mijë kërkesa të pranuara, janë miratuar 131,800, ndërsa shumica e mërgimtarëve kanë... -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City” -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip
Jeta në Zvicër
-
Sekuestrohen prona prej 12 milionë CHF dhe një çantë me mbi një milion CHF Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Fedpol sekuestrojnë një çantë plot me para të gatshme si... -
SBB po shqyrton vendosjen e ekraneve reklamuese në trena, shumica e pasagjerëve kundër -
Ushtria zvicerane teston dronët e zbulimit dhe sulmit -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Televizioni zviceran-RTS: Rritet trafiku i kokainës në Ticino, mafia shqiptare dominon tregun












