Maqedonia
“Femicidë”: Për tre vjet janë vrarë 15 gra në Maqedoni
Femicidi është forma më e rëndë e dhunës ndaj grave dhe mund të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e dhunës familjare ose dhunës intime mes partnerëve
Nga viti 2013 deri në vitin 2016 në Maqedoni, jozyrtarisht, janë regjistruar 15 vrasje të grave të njohura si femicidë , gjegjësisht vrasje të qëllimshme të grave vetëm pse janë gra. Kjo sot u theksua në konferencën “Femicidë – vrasje të grave për shkak të asaj që janë gra” në organizim të Rrjetit ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, në bashkëpunim me KB-në.
Femicidi është forma më e rëndë e dhunës ndaj grave dhe mund të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e dhunës familjare ose dhunës intime mes partnerëve.
Drejtoresha ekzekutive e Rrjetit ndërkombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare Elena Dimushevska theksoi se në Maqedoni femicidi nuk është rregulluar si vepër e veçantë penale dhe se shqetësuese është që nuk ka statistikë zyrtare të femicidit ose vrasjeve të grave në nivel nacional.
Sipas saj, gratë të cilat janë viktima të femicidit paraprakisht ishin viktima të dhunës, por ishin edhe pak të informuara për paraqitje në institucione adekuate.
Nga ana tjetër Virve Vimpari nga Delegacioni i BE-së tha se femicidi është një lloj i diskriminimit dhe se është arsye dhe pasojë e pabarazisë gjinore.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë













