Lajme
Fëmijët nga Bavaria u dërgojnë dhurata moshatarëve në Kosovë dhe Serbi
Këtë vit fëmijët nga landi i Bavarisë janë zgjedhur që ndihmat e tyre t`ua dërgojnë moshatarëve të varfër në Kosovë dhe në Serbi. Ndihmat planifikohet të shkojnë në vendin e destinimit para festës së Krishtlindjes
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2016/10/femijet-ndihma.jpg)
Fëmijët nga secili land (republikë) i Gjermanisë zgjidhen për të ndihmuar moshatarët e tyre nga një shtet ose disa shtete të një regjioni. Kështu është përcaktuar shoqata humanitare gjermane Adra, shkruan augsburgerallgemeine.de.
Këtë vit fëmijët nga landi i Bavarisë janë zgjedhur që ndihmat e tyre t`ua dërgojnë moshatarëve të varfër në Kosovë dhe në Serbi, transmeton albinfo.ch. Ndihmat planifikohet të shkojnë në vendin e destinimit para festës së Krishtlindjes, në mënyrë që edhe fëmijët e varfër të vendeve përkatëse t`i gëzohen festës.
Punëtorët e shoqatës e inspektojnë gjendjen sociale në shtetet që konsiderohet se kanë nevojë për ndihma pastaj i përshkruajnë në një raport mbresat dhe përvojat e tyre nga ato vende. Po ashtu ata shkruajnë edhe lidhur me reagimet e fëmijëve në rastet kur atyre u janë dhuruar paketat e ndihmave.
Në këto paketa fëmijët do të vendosin lodra fëmijësh mbi moshën 3 vjeçare, si topa, kafshë prej plishi, lodra të memories, artikuj shkollorë, ëmbëlsira (afati i skadimit më i afërm marsi i vitit 2017), artikuj higjenikë, shalle, kapela etj.
Që dhuratat të mund edhe të transportohen, Adra lut dhuruesit të japin edhe nga pesë euro.
Afati i fundit për dorëzimin e paketave është e diele, 20 nëntor në Bücherturm, Augsburg.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n