Tematike

Fëmijët shqiptarë në shkollat e Baselit mësojnë edhe shqip

Me rastin e mbarimit të këtij viti shkollor, flet përfaqësuesja e Departamentit të Edukimit në Basel, Silvia Bollhalder

Sivia Bollhalder është përfaqësuese e Departamentit të Edukimit në Basel, e Qendrës Pedagogjike në Basel, përgjegjëse për mësimin e gjuhëve amtare të komuniteteve të huaja në Basel. Zonja Bollhalder është edhe koordinatore e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Basel, në kuadër të projektit St.Johan-Volta.

Në një bisedë rasti u pajtua që në vend të një mesazhi për familjet shqiptare në veçanti, të shprehë disa pikëpamje shkencore sa i përket rëndësisë së  mësimit plotësues edhe në gjuhën shqipe, si dhe integrimit të tij në shkollat e vendit.  

Shumëgjuhësia dhe kompetencat interkulturore te fëmijët bëjnë pjesë në arsimimin e mirë të përbashkët. Sot është e mundur për të gjithë që të shfrytëzojnë mundësinë për të folur sa më shumë gjuhë dhe për të mësuar më shumë kultura të rrethit. Për të arritur këtë mundësojnë shumica e kantoneve të Zvicrës, për të bërë mësimin plotësues në shkollat publike zvicerane.

Fëmijët jo vetëm në shtëpi, por edhe në shkollë mund ta mësojnë gjuhën shqipe. Për Departamentin e Edukimit të Zvicrës është e rëndësishme që fëmijët shqiptarë gjuhën e prindërve të tyre jo vetëm ta mësojnë ta flasin dhe ta kuptojnë, por të mësojnë  edhe të shkruajnë dhe të lexojnë. Mësimi plotësues për gjuhën amtare (HSK)fillon shpeshherë në moshën parashkollore (viti i dytë).

Në mësimin plotësues po ashtu mësohet gjuha standarde, pavarësisht nga kjo shumë fëmijë flasin gjuhën dialektore që e marrin nga prindërit. Gjithnjë e më shumë theksohet ndryshimi i nxënësve që kanë lindur këtu në mes të gjuhës së prejardhjes së prindërve dhe qyshërve të tyre, të cilët për kohë të gjatë jetojnë këtu dhe ende nuk e zotërojnë mirë gjermanishten e rrethit dhe të shkollës.

Kështu fëmijët shqiptarë nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Shqipëria që jetojnë në Zvicër mësimin plotësues e organizojnë nëpërmjet Shoqatës së Prindërve dhe Mësuesve. Me anë të këtij organizimi mësuesit kanë një pagesë të caktuar nga prindërit. Ndërkaq, objekti shkollor (klasa) dhe materiali i nevojshëm mësimor iu afrohet gratis nga shkollat publike.

Baseli ka bërë një hap më tej jo vetëm në integrimin e fëmijëve, por edhe të mësuesve. Në modelin St. Johan dhe Volta në gjuhësi dhe në urën e kulturave, edhe në projektin Sesam punojnë bashkërisht mësimdhënës të mësimit plotësues të gjuhëve të ndryshme me kolege dhe kolegë të Shkollës Popullore Zvicerane.

Ky mësim sigurisht edhe nxënësve shqiptarë iu sjell humor. Ata mësojnë shumë, janë të motivuar, kanë shokë dhe perspektivë shkencore. Ata pyesin si mund të përkthehet fjala “Brot“ (bukë)? Përshtatet më mirë; bukë, mëngjesi apo pasdreka. Gjuha gjermane ka tre artikuj nyjor; “ky“, “kjo“ dhe „këto“. Njëherësh si është në gjuhën shqipe?Ka edhe në shqip tre artikuj nyjor?

Integrimi i mësimit në gjuhën e prejardhjes e nxjerr jashtë mësimin plotësues, por konceptualisht është përfshirë mëtej e tëra. Një ndryshim i veçantë është se për mësimin e tillë në shkollë për nxënësit dhe të rinjtë nuk janë zgjedhur temat nga rrethi i ambientit të mësuar, të këtij mësimi specifik.

Mësimdhënësit e mësimit të gjuhës amtare punojnë bashkërisht me kolegët dhe koleget e shollës. Pika më e rëndësishme e kësaj mësimdhënieje është integrimi i gjuhës së prejardhjes dhe i shumëgjuhësisë.

Mësimdhënësit përveç tjerash në funksion të punës së përbashkët me prindërit e gjuhëve të huaja marrin edhe rolin e këshilldhënësit, të cilat biseda i avancojnë. Edhe pala e kundërt fiton besimin, kjo është shumë e rëndësishme.