E-Diaspora
Festë e madhe kulturore dhe sportive në Spreitenbach të Zvicrës
Më 27 tetor në Shpreitenbah të Kantonit të Aargaut, nxënësit e shkollave shqipe ku punojnë mësuesit e dalluar Qefsere e Vaxhid Sejdiu dhe Gani Shala morën pjesë në garën sportive, në turnirin e futbollit “SPREITENBACH 2018”
Të dielën (27 tetor) në fushën e sportit në Spreitenbach AG të Zvicrës, nxënësit e shkollave shqipe të Kantonit të Aargaut dhe të Kantonit të St. Gallenit, morën pjesë në turnirin e Futbollit “SPREITENBACH 2018”. Bashkë me ta ishte edhe shpresa e futbollit kombëtar Taulant Seferi, i cili e ka dëshmuar veten si lojtar cilësor në Zvicër dhe në fanellën kombëtare të Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Ai në fund shpërndau medaljet për të gjithë nxënësit e shkollë shqipe pjesëmarrës në turnir, si dhe kupat për ekipet fituese.
Turniri filloi në ora 11:00 dhe përfundoi aty kah ora 16:30. Me pjesëmarrjen e tyre dëshmuan se përveç që janë nxënës të mirë në shkollën shqipe, që e duan dhe e ruajnë me përkushtim gjuhën dhe kulturën shqiptare janë edhe sportistë të dalluar nxënësit e pikave shkollore (të mësuesve Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu) të Shpreitenbahut, Nojenhofit, Brugit, Birrit, Flumsit, Melsit, Ucnahit, Afolternit dhe nxënësit e shkollës shqipe të mësuesit Gani Shala të Gosaut SG.
Vlen të përmendet se përveç nxënësve të Kantonit të Argaut të cilët vendin e garës e kishin më afër, ata të kantonit të St. Gallenit (nxënësit e Gosaut, Flumsit, Ucnahit, Melsit) udhëtuan edhe nga 2 orë për të marrë pjesë në turnirin në fjalë.
Ekipet ishin formuar në bazë të pikave shkollore duke u pagëzuar me emra shqip si, Skënderbeu (nxënësit e shkollë shqipe të Birrit), Kosova (të Shprajtenbahut), “ Flamurtari” (të Gosaut), “Plisat” (të Afoltern am Albis), “Suhareka” (të Brugit), “Kuq e zi” të (Ucnahit), “Albania” të Nojenhofit dhe “Ilirida” të Flumsit dhe të Melsit. Vendin e parë e morën nxënësit e shkollës shqipe të Brugit, të dytin ata të Birrit dhe vendin tretë nxënësit e shkollës shqipe të Shprajtenbahut. Golashënuesi më i mirë u shpall nxënësja e klasës së shtatë Alketa Miftari me 7 gola të shënuar dhe portieri më i mirë po ashtu nxënës i pikës shkollore të Birrit, Besar Miftari. Ekipi më i ri u shpall, ai i Flumsit duke marrë një dhuratë simbolike.
Sa i përket organizimit çdo gjë ishte bërë gati me kohë, në këtë drejtim një meritë e veçantë u takon prindërve: Ekrem Sulejmanit, Avni Hasanit, Sadik Kadriut, Elvis Kaliqit, Shpend Limonit, Besnik Zeqirit, Anton Nue, Mentor Selimit, Remzi Kastratit, Rexhep Rexhepit, Zelfi Abazit, Rijad Ajetit, Bashkim Hasanit, Driton Dervishit etj., të cilët pjesën teknike e kryen në mënyrë të shkëlqyeshme.
Po ashtu një falënderim i veçantë shkon për përfaqësuesit e Komunës dhe Drejtorisë së shkollës në Shprajtenbah, znj. Düring dhe znj. Courting të cilat na ndihmuan pa rezervë në organizimin sa më të mirë të turnirit.
Dhe fare në fund në emër të nxënësve të shkollave shqipe, lojtarit të kombëtare shqiptare Taulant Seferit, mësuesi i shkollës shqipe, Vaxhid Sejdiu i dhuroi një dhuratë simbolike në shenjë kujtimi dhe respekti duke i dëshiruar në emër të nxënësve dhe prindërve duke i dëshiruar suksese në karrierën e tij sportive.
Shkruan: Shpend Limoni




E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë















