Festivali Folklorik i Këngëve dhe Valleve «Zvicër 2011» Lozanë
Festivali Mbahet më 19 qershor 2011
Festivali Mbahet më 19 qershor 2011, duke filluar nga ora 12h , në adresën : Salle des spectacles de Chisaz Chemin de Chizas 1, 1023 Crissier në kantonin Vaud të Zvicrës. Hyrja është falas.
Për pjesmarrje apo për më shumë informata shqaruese ju mundeni të kontaktoni në numërin e telefonit : 079.732.67.25 apo në letrën elektronike : [email protected].
Festivali organizohet në bashkëpunim me:Ambasadës së Kosovës në Zvicër,si dhe përkrahjën e Shoqatave të ndryshme që veprojnë ne Kantonin Vaud e më gjërë.
Organizimi i festivalit folklorikë në Zvicer fiton edhe me shumë rëndesi , kjo rëndësi lidhet sidomos me domosdoshmërin që paraqitet ruajtja dhe promovimi i folklorit shqiptar në mërgat e sidomos në Zvicer ku komuniteti shqiptar paraqitet si komunitet i dytë i të huajëve në Zvicer.
Në Zvicër aktiviteti i shoqërive të ndyshme kulturore artisitke dhe grupeve muzikore është shumë i njohur për komunitetin Shqiptar dhe për autoritete zyrtare Zvicrane dhe për komunitet e huaja.Këto shoqëri e grupe, me aktivitetn e tyre bën e bëjn që rujatja, mbrojtja dhe promovimi i vlerave më të mira folklorike të trashigimisë shqiptare në mërgat të kenë një rendesi shumë të madhe.
Vlerat e muzikës folklorike Shqiptare janë të mishëruara me vlerat tjera artistike si në vlera etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike, të kostumeve popullore të visave të ndyshme shqiptare, veglave muzikore, të valleve të viseve të ndyshme shqiptare, traditave, zejeve, të krijuara e të mbrujtura prej shekujsh .
Falë punës profesionale me përvoja aq të pasura për shumë vite më radh, këto shoqëri bën që komuniteti shqiptar në Zvicer të ketë më “lehtë” të përballoj mërgimin . Ishin këto shoqëri që me vullentin e tyre dhe me sakrificën e madhe bën që një pjesë e zëmrës të artit muzikor shqiptar pra të muzikës folklorike,vallës shqipe të jenë mobilizues për shumë aktivitete para e gjatë luftës për çlirimin e Kosovë.
E tani me përkushtim këto shoqëri janë radhitur në promovimin e kulturës shqiptare në shumë aktivitete e projekte me karakter multikulturor në shoqërin zvicrane .
Përvoja e shoqërive artistike i paraprin në mënyrë natyrore nismës për organizimin e këtij Festivali Folklorik në Zvicer.
Për organizatorët e festivalit është e qartë që qëllimi i festivalit është promovimi i vlerave të mirëfillta folklorike shqiptare duke i vën theks të veqantë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore shqiptare, trasmetimi dhe mbrojtaj e saj nga brezi në brez. Rastë që shoqërit e ndyshme të bëjn paraqitje të mirfillta e shkëmbime . Një formë mobilizimi e shkëmbimi përvojash dhe krijimi i traditës për organizime të tilla për të ardhmën.
Migjen Kajtazi
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










