Lajme
Festivali i Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle” mbahet në Berlin nga 7 deri më 13 maj 2026
Në kinemanë historike Babylon do të shfaqet një përzgjedhje e veçantë filmash që pasqyrojnë zhvillimin e kinematografisë shqiptare ndër vite.
Festivali i Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle” do të mbahet në Berlin nga data 7 deri më 13 maj 2026, në ambientet e kinemasë prestigjoze dhe historike Kino Babylon, e vendosur në Rosa-Luxemburg-Straße 30, 10178 Berlin, transmeton albinfo.ch.
Hapja zyrtare e festivalit do të zhvillohet më 7 maj, duke filluar nga ora 19:30, ku do të shfaqet filmi “Vdekja e Kalit”.
I ftuar special i natës së hapjes do të jetë aktori i njohur Timo Flloko, një ndër figurat më të rëndësishme të kinemasë shqiptare. Pas shfaqjes së filmit, do të organizohet edhe një bisedë e hapur me publikun, ku Flloko do të ndajë përvojën e tij artistike, ndërsa diskutimi do të moderohet nga regjisorja Odeta Çunaj.
Biletat për natën e hapjes janë të disponueshme online, ndërsa informacione të tjera rreth festivalit mund të gjenden në faqen zyrtare të Kino Babylon.
Organizatorët bëjnë të ditur se programi i plotë i festivalit do të publikohet së shpejti, ndërsa kurator i programit është Elson Zguri.
Ky festival synon të sjellë një përzgjedhje filmash që reflektojnë historinë e pasur dhe evolucionin e kinematografisë shqiptare, duke krijuar një dialog të rëndësishëm mes trashëgimisë filmike dhe krijimtarisë bashkëkohore.
Festivali realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Berlin, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.
Organizatorët ftojnë publikun që të bëhet pjesë e kësaj përvoje të veçantë kulturore dhe artistike në zemër të Berlinit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nerisa Duraj: „Guximi i grave në gjithë botën është më i madh se çdo kancer“ “Pas çdo analize laboratorike qëndron përgjegjësia për jetën e një pacienti”, thekson për albinfo.at, Nerisa Duraj,... -
Vepra e dr. Salih Krasniqit, një akuzë e fortë për krimet e luftës mbi shqiptarët -
Orari i majit 2026: Konsullata e Kosovës në Cyrih shpall ditët kur nuk do të ofrojë shërbime -
Reagime të shumta, shkruhet saktë Prishtina në kompanitë e njohura gjermane -
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Orari i majit 2026: Konsullata e Kosovës në Cyrih shpall ditët kur nuk do të ofrojë shërbime Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Rritet interesi për makinat elektrike -
Gjenevë: Më shumë tramvaje dhe autobusë për verën -
Nismë e re në Zvicër: taksë për fluturimet, për të favorizuar trenat -
A paguajnë banorët e Zvicrës më shumë apo më pak taksa se fqinjët?












