Sport
Festohet pranimi në UEFA
Mbrëmja solemne u organizua të enjten mbrëma, ku ishin ftuar krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, ata të institucioneve sportive, politikanë të ndryshëm, sportistë, gazetarë e shumë të tjerë. Të gjithë ishin të lumtur për pranimin e Kosovës, derisa u shprehën të bindur se do të pranohen edhe në FIFA
Federata e Futbollit e Kosovës ka festuar pranimin në UEFA. Mbrëmja solemne u organizua të enjten mbrëma, ku ishin ftuar krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, ata të institucioneve sportive, politikanë të ndryshëm, sportistë, gazetarë e shumë të tjerë, shkruan albinfo.ch.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi të gjithë ata që kontribuuan. “Pas gjithë kësaj që ndodhi, emocionet dhe drithërimat nuk pushuan, përkundrazi ato vinë dhe shtohen sikur vinë, shtohen dhe rriten obligimet dhe detyrimet tona. Po rikthehem me premtimin mbajtur që na bënë të jemi krenarë, e vlerësoj sakrificën tuaj sepse më mbështetët aq fuqishëm në realizimin e këtij misioni që për disa skeptikë dukej i pamundur. Ky mision kërkoi ekip dhe sakrificë edhe jashtë familjes, si mbështetja pa rezervë që kisha nga komiteti ekzekutiv, i cili në asnjë çast nuk më la vetëm dhe nuk dyshoj asnjëherë se nuk do të mund ta mbërrijë edhe betejën finale. Ne e vazhduam ëndrrën e të paraardhësve të cilët me guxim dhe kurajë i kishin nisur hapat e parë. Ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që punuan, përkrahën dhe mbajtën të pa fikur fanarin e lirisë. Kreut të federatës së parë, asaj vijuese dhe të sotmes, administratë, drejtues të klubeve, lojtarëve, gjyqtarëve, publikut, por edhe atij më të voglit që thuri ëndrrën e vetë”, u shpreh Vokrri para të pranishmëve.
Presidenti Hashim Thaçi ishte i bindur se sukseset do të vazhdojnë. “Ndihem tepër mirë dhe krenar që festojmë anëtarësimin e FFK-së në UEFA, prandaj sot kemi festë për UEFA, kemi festë për liberalizimin e vizave, do të kemi për FIFA-në. Uroj dhe besoj se do të kemi suksese edhe në të ardhmen. Sonte është nata e juaj, ne jemi vetëm në përkrahjen dhe mbështetjen tuaj”, u shpreh Thaçi.
Mbështetje për Kosovën premtoi edhe Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit. “48 orët e fundit mendoj se kanë hapur një epokë të re për futbollin në Kosovë. Sot futbolli i Kosovës duke qenë anëtare e UEFA-së dhe së shpejti, për 3-4 ditë jam i bindur se do të jetë edhe anëtar i FIFA-së, do të ketë shumë më tepër zhvillim, ndihma, donacione dhe do të ketë shumë më tepër kualitet loje, kualiteti në Kosovë dhe talentët e futbollit janë shumë të mëdha. Jam i sigurt që Kosova do të jetë një nga qendra e talenteve të futbollit të rajonit apo të Evropës. Është i vetmi shtet, i cili furnizon me futbollistë rreth 12 kombëtare të Evropës”, tha ai.
I pranishëm për të uruar Kosovën dhe për të siguruar edhe më tutje mbështetjen e Federatës së Futbollit të Gjermanisë për FFK-në ishte edhe nënkryetari i kësaj federate, Rainer Milkoreit. Ai theksoi se në të ardhmen do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi me Kosovën dhe kështu e ardhmja e futbollit kosovar do të jetë e sigurt. Urime për anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe mbështetje për të shprehën edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Vesel i si dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili kishte përgatitur një dhuratë për kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













