Fillojnë hetimet për raportin e Martyt
"Pretendimet e Marty do të marrin përgjigje. E për këtë tashmë është bërë hapi i parë. EULEX-i ka nisur hetimet", ka thënë Herodes
EULEX-i ka filluar hetimet lidhur me pretendimet e raportit të Dick Martyt. Këtë ia ka konfirmuar Radio Dukagjinit, zëdhënësja e EULEX-it , Kristina Herodes. Sipas saj, bashkëpunimi me Martyn ka qenë vetëm në nivel të shkëmbimit të letrave.
“Pretendimet e raportit të Dick Marty do të marrin përgjigje. E për këtë tashmë është bërë hapi i parë. EULEX-i ka nisur hetimet”, ka thënë Herodes.
Ajo nuk ka qenë në gjendje të tregoj se sa mund të zgjasin këto hetime.
“Jemi duke folur për fillimet e para. Ky rast nuk është i hapur dhe informatat duhet të rruhen. Ne po ashtu jemi duke pritur prova nga Dick Marty për të filluar me hetime më të detajuara, por për momentin këto janë vetëm hetime preliminare”, ka shtuar ajo.
Zëdhënësja Kristina Herodes ka theksuar se deri tani kanë shkëmbyer vetëm disa letra me raportuesin zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave