Gjuha
Fillon mësimi zgjedhor i gjuhës shqipe në shkollat turke
“Sot filloi mësimi i gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore nëpër shkollat fillore të Turqisë. Për të dhënë mësimin e parë (si mysafir) në Izmir i kam bërë rreth 600 km”. Kështu shkruan Qamil Bytyçi (Kamil Bitiss) në një postim të tij të bërë sot në facebok. Bytyqi është drejtor i Qendrës Kulturore të Kosovës që funksionon në Stamboll nga viti 2013, shkeruan albinfo.ch.
“Pasi e dhash mësimin e parë, pa pushuar fare, menjehere u nisa per ne Stamboll ku do t’i beja edhe 600 km. ne kthim. Por besoj se ia vlen ky mundim që ta kem nderin në këtë ditë të rëndësishme të jem i pari që jap mësimin e parë të gjuhës së bukur shqipe në Turqi”, shpreh më tutje entuziazmin e vet për këtë ngjarje, Bytyçi.
Me këtë rast dua ta falënderoj kryetarin e shoqatës “Shoqata Kulturore Shqiptare ne Turgutlu” z. Mehmet Yenir (Petrovci) me kryesinë për mbështetjen në këtë drejtim, shkruan Qamil Bytyçi në fund të postimit të tij.
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar















