Lajme
Fillon ndërtimi i memorialit përkujtimor me emrat e viktimave të Holokaustit në Austri
64.225 emrat e hebrenjve të vrarë do të janë të shënuar në memorialin e ri të Holokaustit në Vjenë. Memoriali do të përfundojë në vjeshtën e vitit 2021
Austria nisi dje ndërtimin e një memoriali të ri të Holokaustit i cili do të jetë në parkun “Ostarrichipark” të Vjenës, ku do të ngrihet një mur që mban emrat e më shumë se 64 000 hebrenjve austriakë të vrarë.
“Berlini e ka një memorial përkujtimor, Parisi po ashtu. Vjena nuk ka pasur asnjëherë një deri tani”, thotë Oskar Deutsch, udhëheqës i komunitetit hebre të Vjenës, shkruan kurier.at, përcjell Albinfo Austria.
“Edhe pse në Austri ekzistojnë memoriale të tjera publike për të përkujtuar viktimat e Holokaustit, asnjëri nuk u kushtohet individëve”, ka vazhduar ai.
Ndërkohë kryetari i parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka ka thënë:
”Ky memorial përkujtimor u jep përsëri identitetin e 64.225 fëmijëve, grave dhe burrave hebrenj që jetuan në Austri dhe u vranë në Shoah”.
Memoriali pritet të përfundojë në fund të vjeshtës së vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor











