Kosova
Fillon ndërtimi i Parkut Solar në Rahovec
Projekti në Kramovik është ndër iniciativat kryesore për avancimin e tranzicionit energjetik dhe forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës
Ceremonia zyrtare për fillimin e ndërtimit të Parkut Solar Fotovoltaik në Kramovik (komuna e Rahovecit) u zhvillua më 15 Korrik 2026.
Ky projekt i energjisë së ripërtëritshme do të ketë një kapacitet të instaluar prej 105 MW, duke u shndërruar në një nga parqet më të mëdha të këtij lloji në vend.
Projekti në Kramovik është ndër iniciativat kryesore për avancimin e tranzicionit energjetik dhe forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Krahas këtij parku, në proces është edhe ndërtimi i projektit tjetër madhor “Solar4Kosovo”, me një kapacitet minimal prej 100 MW (120 MW kapacitet kulmor) i cili do të ndërtohet në ish-deponinë e hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Për këtë projekt të fundit, financimi është siguruar përmes Bankës Evropiane për Investime (EIB) dhe bashkëpunimit me shtetin gjerman dhe Bashkimin Evropian.
Në fjalën e tij, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se punimet për parkun solar kanë nisur pas përfundimit të ankandit konkurrues të organizuar nga Ministria e Ekonomisë, duke theksuar se kapaciteti prej 105 megavatësh dhe çmimi konkurrues i energjisë dëshmojnë rëndësinë e projektit dhe modelin e ri të zhvillimit të investimeve në sektorin energjetik.
“Po takohemi këtu në Kramovik të Rahovecit, ku punimet tashmë kanë filluar për parkun solar pas ankandit konkurrues të Ministrisë së Ekonomisë. Parku do të ketë kapacitet prej 105 MW për kyçje në rrjet. Çmimi i energjisë, 48.88 € për megavat/orë është përcaktuar nga gara e fortë ndërmjet pesë ofertuesve. Kapaciteti tregon madhësinë e projektit dhe rëndësinë e tij për sistemin tonë energjetik. Mënyra e përzgjedhjes dhe çmimi konkurrues tregojnë kthesën që qeverisja jonë ka sjellë në projekte të mëdha të energjisë. Transparencë e plotë ku secili ka qasje në të gjithë dokumentacionin, investitorët informohen çdonjëri njësoj dhe të gjithë konkurrojnë në kushte të barabarta e të qarta. Ky model tashmë është vendosur, është dëshmuar dhe do të vazhdojë”, ka thënë Kurti.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në pesë minuta
Jeta në Zvicër
-
Konfliktet në vendet e punës shënuan rritje në Zvicër gjatë vitit 2025 Rastet për shkeljen e detyrimit të kujdesit u rritën me 36%, ndërsa ato për largime abuzive... -
Marrëveshje e re Zvicër-Britani: kalim më i shpejtë në aeroporte dhe lehtësi për punëtorët -
Anketë: Zviceranët e shohin të ardhmen me optimizëm, pavarësisht sfidave ekonomike -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Raca më e adhuruar e deleve në Zvicër që po mahnit turistët













