E-Diaspora
Fillon procesi i heqjes së nënshtetësive për 300 shqiptarë
Mësohet se rreth 300 shqiptarë kanë marrë lejen e qëndrimit duke mashtruar dhe për këtë arsye do t’iu hiqet nënshtetësia
Në Britani të Madhe ka filluar procesi për heqjen e nënshtetësive për 300 shqiptarë, proces që vlerësohet se do të përfundojë vitin e ardhshëm, raporton albinfo.ch.
Kjo çështje ka kaluar testin e parë pasi Gjykata Supreme në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar lejen për të apeluar kundër vendimit të sekretares britanike të Shtetit për Punët e Brendshme, për heqjen e shtetësisë britanike, që është përfituar nëpërmjet mashtrimit.
Seanca e ardhshme do të zhvillohet nga fundi i vitit 2017, apo fillimi i vitit 2018 dhe vendimi përfundimtar i Gjykatës Supreme pritet të jepet nga pranvera e vitit të ardhshëm, bëjnë të ditur mediat shqiptare.
Të gjitha çështjet e tjera që janë në pritje në “Home Office”, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën e Apelit do të vazhdojnë të jenë të pezulluara deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Supreme në lidhje me këtë rast.
“Home Office” ka ngritur një departament të veçantë, i cili ka si qëllim investigimin e azilkërkuesve shqiptarë që kanë përfituar nënshtetësinë britanike përmes mashtrimit.
Vitin e shkuar, mediat britanike raportuan se dy shqiptarët Avni Metra dhe Saliman Barçi, që të dy nga Burreli, të dënuar për vrasje nga drejtësia shqiptare, kishin përfituan nënshtetësinë britanike përmes mashtrimit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











