Gjuha
Interesim i madh për filmin “Zgjoi”, në Lozanë
Për interesimin e madh që ka zgjuar filmi flet kjo: në momentin e fundit u bë ndërrimi i sallës, duke vendosur publikun në një sallë më të madhe, që t`i zinte të gjithë. Platforma albinfo.ch është partner medial i shfaqjes së filmit "Zgjoi" në Zvicër
Të enjten, më 7 prill, komuniteti shqiptar i Lozanës pati rastin për të shikuar premierën e filmit “Zgjoi”. Në këtë event ishin të ftuar politikanë shqiptarë dhe studentët e Lozanës, në një sallë që ishte mbushur përplot, shkruan albinfo.ch.
Madje kishte njerëz që prisnin mos anulohej ndonjë biletë në mënyrë që të mundeshin të shikonin filmin, i cili preku zemrat e publikut shqiptar, por edhe të zviceranëve që ishin aty.
‘’Zgjoi’’ ishte filmi që zgjoi sallën.
Duhet shtuar se madje, në momentin e fundit u bë ndërrimi i sallës, duke u vendosur në një sallë më të madhe, pasi të interesuarit ishin të shumtë.
Pas filmit u prezantua regjisorja Blerta Basholli, e cila tregoi përgatitje dhe gatishmëri për t`iu përgjigjur pyetjeve të shumta që publiku ia parashtronte asaj.
Blerta tregoi edhe lidhur me përgatitjen e filmit të ri, i cili bën fjalë mbi jetën e saj në Prishtinë në vitet `90-a të shekullit të kaluar, jetën e një adoloshenteje, e cila ka përjetuar gazin lotsjellës, demonstratat, jetën në Prishtinë.
Projeksioni i filmit “Zgjoi” zgjati 1 orë e 24 minuta, kurse biseda me regjisoren dhe publikun zgjati afërsisht po aq, 1 orë e 15 minuta. Publiku donte të njihte pjesën “prapa kuintave” të filmit.
Seancat e filmit do të vazhdojnë të shfaqen dhe ditët e tjera, në Lozanë dhe në Gjenevë.
Në sytë e publikut kishte emocione e shpresë. Shpresë që filmi të ndikojë në çështjen e të zhdukurve të luftës në Kosovë. Një dramë që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Autore: Zamira Bytyqi
- Platforma albinfo.ch është partner medial i shfaqjes së filmit “Zgjoi” në Zvicër
Lexoni po ashtu:
Platforma albinfo.ch dhuron 40 bileta falas për të shikuar filmin «Zgjoi»
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? Një raport i publikuar të martën ka zbuluar shkelje serioze në klinikën e kardiologjisë të Spitalit... -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet -
Gjykata Evropiane dënon Zvicrën për shkelje të së drejtës së protestës -
Reforma evropiane për punëtorët ndërkufitarë të papunë mund t’i kushtojë miliona Zvicrës
















