Uncategorized
Finlanda ndalon fluturimet nga Maqedonia e Veriut
Është bërë e ditur se Finlanda ka ndaluar fluturimet nga Maqedonia e Veriut deri më 29 gusht, për shkak të rritjes së numrit të udhëtarëve të infektuar me Covid-19 që vijnë nga vendi në periudhën e fundit, transmeton albinfo.ch.
Thuhet qe qeveria po monitoron dhjetëra teste pozitive me koronavirus për udhëtarët që vijnë nga aeroporti i Shkupit. 26 persona që mbërritën në fluturimin që zbarkoi në Turku më 8 gusht ishin pozitivë, ndërsa pesë teste pozitive u raportuan në një fluturim tjetër nga i njëjti destinacion të martën e kaluar. 12 raste shtesë u zbuluan në fluturimin që mbërriti të shtunën e kaluar.
“Kjo është një masë e jashtëzakonshme, por shumë infeksione të reja janë shfaqur përmes kësaj linje ajrore. Pra, ne duhet të ndërmarrim veprime dhe, me sa di unë, qeveria do ta bëjë atë”, tha Haraka të hënën.
Ai tha se masa do të jetë e përkohshme dhe shtoi se masa të ngjashme nuk merren parasysh për fluturime të tjera.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025













