Bota

Finlanda, vendi ku pihet më së shumti kafeja në botë

Në vendin e parë në botë ndodhet Finlanda, me 9.1 kilogramë kafe për banor në vit

Shqiptarët në shikim të parë duket se pinë shumë kafe, por jo sipas statistikave. Sipas të dhënave nga dogana, importi i kafesë ishte 8,884 tonë në 2016-n. Në pesë vitet e fundit, importi i kafesë ka shënuar një rritje me gati 30%. Vendet kryesore nga të cilat importohet kafeja drejt Shqipërisë janë Greqia dhe Italia.

Megjithatë, edhe pse importet e kafesë janë rritur ndjeshëm, përsëri është e fundit në rajon për sa i përket konsumit për banor. Nga të dhënat e përpunuara nga ‘Monitor’, bazuar në importin e publikuar nga Doganat dhe shifrat e popullsisë së INSTAT, një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në një vit, më e ulëta në rajon, përcjell albinfo.ch.

Në vendin e parë janë serbët, të dytët boshnjakët. Në vendin e parë në botë ndodhet Finlanda, me 9.1 kilogramë kafe për banor në vit. Të dytët me konsum të lartë renditen norvegjezët, të cilët sipas të dhënave, konsumojnë rreth 7.2 kilogramë për person gjatë një viti.