Portrete të firmave
Firma shqiptare „IAT“ në Austri mirëmban hekurudhën e projektuar nga Karl Gega
“Njerëzit si Karl Ritter (kalorës) Gega na bëjnë nder që jemi shqiptarë”, tregon me krenari Basri Miftaraj, njëri nga vëllezërit që udhëheqin këtë firmë.
Karl Gega ishte inxhinieri shqiptar që para më shumë se një shekulli e gjysmë kishte mahnitur botën me ndërtimet e tij. Ai është bërë i famshëm si ndërtues i hekurudhës së Semeringut (Semmeringbahn). Bëhet fjalë për hekurudhën e parë të ndërtuar në vise malore, në gjithë botën, që është kryevepër ndërtimore e tij dhe e Austrisë në atë kohë.
E tani pas 160 vjetësh që nga vdekja e tij, firma shqiptare në Austri “IAT” (Injektions –und Abdichtungstechnik GmbH) prej katër vjetësh përkujdeset për mirëmbajtjen statike të harkoreve si dhe izolimin e mbajtëseve kundër erozionit të dheut nën fondamentet e harkoreve të urave. “Është nder dhe kënaqësi për firmën tonë që prej katër vjetësh kemi mundësinë të mirëmbajmë këtë hekurudhë gjigante, e cila lidh Vjenën me Triesten në Alpet Austriake në 984 m lartësi mbidetare”, theksoi për Albinfo Austria, pronari i firmës, Basri Miftaraj.
Karl Gega pas një qëndrimi disamujor në rrethinën e Semeringut, kishte planifikuar 15 tunele dhe 16 harkore (Viaduke Romake) për të lidhur vijat e hekurudhës Glognitz – Mürzzuuschlag. “Njerëzit si Karl Ritter (kalorës) Gega na bëjnë nder që jemi shqiptarë”, tregon me krenari Basri Miftaraj, njëri nga vëllezërit që udhëheqin këtë firmë.

Firma “IAT” është një nga firmat më të suksesshme shqiptare në Austri, por shumë e njohur edhe në tregun austriak. Ajo merret me izolimet e sofistikuar kundër ujit të banesave, bodrumeve, kurse po ashtu janë të specializuar në ndërtimin e ulët: në tunele, hekurudha e të tjera.
Karl Ritter Gega u lind më 10 janar të vitit 1802 në Venedik nga prindërit me prejardhje shqiptare, ndërsa vdiq më 14 mars të vitit 1860 në Vjenë.
Trupi i pajetë i Karl Gegës është i vendosur në varrezat e personave më të shquar në historinë e Austrisë.
E-Diaspora
-
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? Tri palë zgjedhje e kthyen diskutimin në një arenë të hapur: pse diaspora duhet të votojë?... -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri
Jeta në Zvicër
-
Vit i ri, rregulla të reja. Ja çfarë do të ndryshojë për trafikun rrugor në vitin 2026 Nga dixhitalizimi i proceseve të regjistrimit te rregullat e reja për kohën e punës dhe pushimit... -
Paralajmërim për bllokime trafiku për Krishtlindje -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Azili dhe kujdesi shëndetësor: Kërkohet masa më të rrepta për të parandaluar abuzimin -
Rekord i të hyrave nga turizmi në Shqipëri












