Ekonomi

Fiton 6.6 miliardë dollarë për një ditë, bëhet njeriu më i pasur në botë

Tashmë pasuria e tij ka kaluar 90 miliardë dollarë, duke u bërë njeriu më i pasur në planet

Pasuria e Jeff Bezos, themeluesit të “Amazon.com”, është rritur me 6.6 miliardë dollarë gjatë sesionit tregtar të ditës së enjte. Kjo erdhi pasi shitësi online me pakicë raportoi rezultatin për tremujorin e tretë, ku të ardhurat thyen vlerësimet e analistëve.

Tashmë pasuria e tij ka kaluar 90 miliardë dollarë, duke u bërë njeriu më i pasur në planet.

Siç shkruan “CNN”, tashmë Jeff Bezos është personi më i pasur në botë, duke kaluar Bill Gates.

Kjo nuk është hera e parë që Bezos kalon Bill Gates, pasi kishte ndodhur edhe në muajin korrik.

Gates e mbylli ditën e enjte me një pasuri prej 87.9 miliardë dollarë, duke mbetur në avantazh ndaj Bezos me 4.5 miliardë. Bezos ka shtuar 18.1 miliardë dollarë në pasurinë e tij, nëpërmjet rritjes së vlerës së aksioneve të Amazon që ai zotëron, përcjell albinfo.ch.

Që prej vitit 1996, Gates ka dhuruar për bamirësi rreth 700 milionë aksione të Microsoft si dhe 2.9 miliardë dollarë në kesh.  Kjo do ta çonte pasurinë e tij në 150 miliardë dollarë.