Sport
Fitorja e Kosovës në sytë e mediave të huaja
CNN ia ka kushtuar një shkrim special Kosovës, me një titull mjaft interesant. “Sporti kapërcen politikën, Kosova e nis rrugëtimin për Botëror”, ka shkruar “CNN Sport”
Një barazim historik në ndeshjen e parë zyrtare në një fushatë kualifikuese. Kosova e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e saj në futbollin e vërtetë aty ku çdo gjë matet me rezultate, pasi barazoi 1:1 në “Veritas Stadion” në Turku, përballë Finlandës vendase duke marrë pikën e parë në Grupin I, kualifikues të Botërorit ‘Rusi 2018’.
Një barazim i merituar që ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë përfaqësues më të re të Evropës. Përveç se u largua nga Finlanda me një rezultat pozitiv, Kosova bindi edhe me lojë duke treguar realisht së është një skuadër për t’u patur frikë nga çdo kundërshtar, përcjell albinfo.ch.
Valon Berisha i jep pikën e parë Kosovës vetëm pak orë pasi mori lejen nga FIFA për të zbritur në fushë me vendin e tij të origjinës, shkruan rrjeti i madh mediatik britanik BBC, në seksionin e saj dedikuar sportit. “Gazzetta Dello Sport” e përditshmja më e madhe italiane gjithashtu i kushtuar rëndësi ndeshjes së parë zyrtare të Kosovës, teksa shkruan: Kosova pika e parë historike. Mjaft i bukur titulli i gazetës zvicerane ‘Blick’ dedikuar Kosovës. “Valoni i artë”, Berisha shënon një gol historik, shkruan ‘Blick’.
Anglezja “The Guardian”, gjithashtu i ka kushtuar një hapësirë të veçantë, barazimit të Kosovës ndaj Finlandës ndërkohë që ‘Yahoo Sports’ hapej me këtë titull: Berisha shënon, Kosova merr pikën e parë në ndeshjen e parë kualifikuese.
Edhe gjiganti mediatik CNN ia ka kushtuar një shkrim special Kosovës, me një titull mjaft interesant. “Sporti kapërcen politikën, Kosova e nis rrugëtimin për Botëror”, ka shkruar “CNN Sport”, duke e përmendur faktin se kjo ishte ndeshja e parë, ishte goli i parë dhe pika e parë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













