Kosova
Fjalimi i Saranda Bogujevcit pritet me duartrokitje në Këshillin e Evropës
Kosova aplikoi në muajin maj për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës
Është pritur me duartrokitje fjalimi i Saranda Bogujevcit në Këshillin e Evropës, hera e parë që Kosova pati të drejtën t’i drejtohej këtij organizmi.
Zv/kryetarja e Kuvendit të Kosovës rrëfeu se është dhe vetë e mbijetuar e një masakre të luftës, teksa përcolli mbështetjen e saj për Ukrainën e gjendur prej muajsh nën peshën e agresionit të paprovokuar të Rusisë.
“Unë jam një e mbijetuar e luftës së fundit në Kosovës. Të gjithë ne jemi me ju në këtë luftë dhe shpresojmë që të marrë fund sa më parë dhe drejtësia të triumfojë”, ka thënë Saranda Bogujevci, përcjell albinfo.ch.
Bogujevci theksoi se sot Kosova, është një ndër demokracitë më të zëshme në rajon dhe se e ardhmja e saj, nuk mund të jetë tjetër perveçse si pjesë e familjes evropiane.
“Nëse nuk më besoni, mund të vini edhe ta vizitoni Kosovën dhe të bindeni. Kemi edhe vështirësi, përfshirë me fqinjët tanë dhe një të kaluar që nuk ka shumë kohë që është mbyllur. Megjithatë, sot ne flasim për të ardhmen evropiane. Ne si Kosovë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, jemi Evropë”, u shpreh Bogujevci.
Kosova aplikoi në muajin maj për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në kontinentin e vjetër me seli në Strasburg, mbron lirinë e shprehjes dhe të medias, barazinë dhe pakicat.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg













