Sport
Flamujt e Kosovës “pushtojnë” Fshatin Olimpik në Azerbajxhan
Kosova po përfaqësohet nga 18 sportistë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Baku 2019 që po mbahet në Azerbajxhan, shkruan albinfo.ch.
Ekipi Olimpik i Kosovës, i ndarë në pesë kategori, me flamuj të Kosovës sot e ka nisur ditën e parë të këtij festivali.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka postuar fotografi para hapjes së ceremonisë së festivalit, ku shihen sportistët me flamuj në duar. E flamujt e Kosovës kanë zënë vend edhe në ndërtesën mbrapa tyre, në Fshatin Olimpik.
“Flamuri ynë në Fshatin Olimpik të Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019”, kanë shkruar nga KOK.
Sportistët e Kosovës, të cilët janë të moshave 15-18 vjeçare, do të garojnë në xhudo, atletikë, not, mundje dhe tenis. Ky festival do të zgjasë deri më 27 korrik, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji Mjeku shqiptar Hekuran Bytyçi fiton doktoratën dhe emërohet në një pozitë udhëheqëse... -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane













