Gruaja
Flasin mësueset e gjuhës shqipe në Zvicër: Arbërie Vranovci
"Me profesionin e mësueses më lidh dëshira, profesioni, por edhe nevoja t'u ndihmoj fëmijëve të bashkatdhetarëve që ta flasin dhe ta shkruajnë gjuhën shqipe"

Në vazhdën e intervistave që albinfo.ch ka realizuar me disa mësuese të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në kuadër të LAPSH, në Zvicër, sot po publikojmë interbistën me mësuesen Arbërie Vranovci
Albinfo.ch: Kush është Arbërie Vranovci?
Jam e lindur dhe e rritur në Kosovë, kam diplomuar në Fakultetin e Mësuesisë në Universitetin e Prishtinës dhe tani jetoj në qytetin e bukur të Nyonit. Jam mësuese në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Nyon dhe jap mësimin plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në kantonin Vaud.
Albinfo.ch: Çfarë të kujton nga dita e parë e punës në shkollë?
Arbërie Vranovci: Dëshirë të madhe, emocion që më në fund arrita të vë në zbatim profesionin që unë kisha studiuar. Orën e parë mësimore e fillova pikërisht në Suharekë.
albinfo.ch: Çfarë do të thotë për ty të jesh mësuese në Zvicër?
Arbërie Vranovci: Më lidh dëshira dhe profesioni. Por, është edhe e nevojshme t’u ndihmoj fëmijëve të bashkatdhetarëve që ta flasin dhe ta shkruajnë gjuhën shqipe, gjuhën e identitetit tonë kombëtar, që duhet ruajtur përgjithmonë!
albinfo.ch: Si e përjeton festën e 7 Marsit? Cila është e veçanta e kësaj dite? A keni përgatitur me nxënës ndonjë veprimtari?
Arbërie Vranovci: Jam e lumtur, në këtë ditë të shënuar për ne shqiptarët dhe sot, në ditën e 7 Marsit uroj një punë të mbarë gjithë mësuesve shqiptarë që ndodhen këtu në Zvicër. Pa dyshim për nder të festës çdo herë e organizojmë bashkë me nxënësit e shkollës tonë.
albinfo.ch: Në këtë ditë si e kujtoni mësuesin tuaj të parë?
Arbërie Vranovci: Në këtë ditë të veçantë kujtimet dhe festat me mësuesin e parë janë në kujtimet më të bukura për mua! E falënderoj edhe tani!
albinfo.ch: A ju kanë sjellë lule këtu në shkollën shqipe, a vazhdon tradita?
Arbërie Vranovci: Po, lulet më të bukura ne i kemi nga nxënësit tanë, besoj ata kujtohen me shumë dashuri dhe përkushtim nga prindërit si shenjë falënderimi të na dhurojnë edhe lule… dhe gjithsesi jemi shumë falënderuese për bashkëpunimin mes nesh!
Intervistën e realizoi: Nexhmije mehmetaj
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Autorja shqiptare Jetlira Avdiaj pas promovimit të librit të saj i dhuron ato për bibliotekën në Cyrih “Simfonia e fundit” e autores shqiptare Jetlira Avdiaj është promovuar në Cyrih. Me këtë rast autorja...
-
Donis Avdijaj po shkëlqen në Bundesligën austriake
-
Pse qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë nuk lejohen të blejnë armë në Zvicër?
-
Studentët shqiptarë, “diplomacia qytetare” e Kosovës në Zvicër
-
Historia e rritjes së Zidan Tairit në futbollin zviceran
Jeta në Zvicër
-
Vazhdon rritja e vendeve të punës në Zvicër Kompanitë në Zvicër raportuan gjithsej 7,100 (+5.9%) më shumë vende të lira pune se një vit...
-
Gjysma e popullsisë zvicerane nuk ka gjasa të udhëtojë jashtë vendit këtë verë
-
Burrat dhe gratë zvicerane lëvizin në polet e kundërta politike
-
Mushkonja tigër përhapet në kantonin Vaud
-
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë qershorit