Lajme
Flet shqiptarja nga Izraeli, tregon gjendjen atje
Felicita Jakoel, kryetare e shoqatës së miqësisë Shqipëri-Izrael tregoi në një intervistë për Euronews Albania se situata e dy ditëve të fundit në Izrael është më e vështira që ka përjetuar në 30 vjet qëndrimi në Izrael.
Ajo tha se me gjithë situatën e rëndë nuk ka ndërmend të largohet nga Izraeli, pasi bashkëshorti i saj është izraelit dhe vajza e saj ndihet izraelite, edhe pse flet shqip.
“Izraeli është një vend i lirë dhe demokratik, çdo njëri mund të jetojë aty ku do, çdo njëri është i lirë të bëjë me jetën e vet çfarë do. S’e kam menduar të largohem, se unë jam njëri që besoj në determinizmi, që çdo njëri ka fatin e vet. Burri im është izraelit, vajza ime e ndjen veten izraelite, edhe pse flet shqip, shoku i saj është mobilizuar. Dhe ne nuk mund ta lëmë njëri-tjetrin, do qëndrojmë këtu bashkë”, tha ajo
VIDEO:
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant













