Futboll
Florent Muslija mund të largohet nga Freiburgu
Florent Muslija mund të largohet nga Freiburgu pas një viti qëndrim te kjo skuadër.
Mesfushori kosovar luan thuajse në çdo ndeshje, por nuk është një titullar i rregullt dhe gjithmonë pret rastin nga banka rezervë.
Muslija ka luajtur 11 ndeshje këtë edicion për Freiburgun, por nuk ka shënuar ose asistuar në asnjërën prej tyre.
Ylli dardan është duke u kërkuar nga Bochumi, një tjetër skuadër në Bundesliga që ka për synim t’i shmanget rënies.
Mediat e ndryshme në Gjermani kanë raportuar se reprezentuesi kosovar mund të huazohet te Bochumi per t’i ndihmuar kësaj skuadre për të qëndruar në Bundesliga.
26-vjeçari më parë ka luajtur edhe për Karlsruher SC, Hannover 96 dhe Paderborn.
Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e reprezentuesit kosovar i cili në Bochum do të mund të luante më shumë dhe ta rikthente formën e dikurshme.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












