Futboll
Florentina Kallaba do të ndajë drejtësinë në Kampionatin Botëror të vajzave në futsall
Florentina Kallaba, gjyqtarja kosovare që do të ndajë drejtësinë në Botërorin e futsallit
Gjyqtarja kosovare Florentina Kallaba ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj profesionale, duke u përzgjedhur në mesin e tetë gjyqtareve ndërkombëtare të UEFA-s që do të ndajnë drejtësinë në Kampionatin Botëror të vajzave në futsall, i cili do të mbahet në Filipine, përcjell albinfo.ch.
Ky është një nga sukseset më të mëdha për gjyqtarët e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke e vendosur Florentinën në mesin e emrave më të respektuar në këtë sport.
Përzgjedhja e saj është rezultat i profesionalizmit, përvojës dhe përkushtimit që ajo ka dëshmuar ndër vite, si në ndeshjet e kampionatit vendor ashtu edhe në ato ndërkombëtare.
Kallaba njihet për autoritetin dhe qetësinë e saj në fushë, si dhe për korrektësinë dhe integritetin profesional, cilësi që e kanë bërë një prej gjyqtareve më të vlerësuara në Evropë.
Me përkushtimin e saj ndaj sportit, ajo është një frymëzim për vajzat dhe gratë në futboll, duke dëshmuar se me punë të palodhur dhe pasion mund të arrihen majat e suksesit.
Përzgjedhja e Florentina Kallabës për Kampionatin Botëror është gjithashtu një vlerësim për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila po kontribuon vazhdimisht në rritjen e cilësisë së ndarjes së drejtësisë në futbollin vendor. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
“Shkolla Shqipe” hap dyert edhe në Rapperswil – Jona të Kantonit të St. Gallenit -
Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Loris Shoshi: Dua të kontribuoj për një Schlieren më të qëndrueshëm dhe më të hapur për të gjitha brezat
Jeta në Zvicër
-
Një specie lakuriqësh nate u zbulua në Lucernë Lakuriqi i natës alpin është zbuluar në Lucern për herë të parë. Speciet, të panjohura më... -
Taksa e trashëgimisë dhe detyrimi qytetar: Referendumet e nëntorit në Zvicër -
Sindikatat duan t’i japin fund pagave të ulëta në hoteleri dhe gastronomi -
Shkalla e lindjeve në Zvicër arrin nivelin më të ulët -
A është vërtet Lozana qyteti më i rrezikshëm?











