Shqipëria
Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit dhe Kakavijë
Sipas të dhënave të fundit në portin e Durrësit hyjnë mbi 2500 persona me 1500 automjete, ndërsa në 5 ditët e fundit kanë kaluar mbi 28 mijë pasagjerë
Afrimi i festës së vitit të ri ka bërë që shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Bashkimit Evropian të rikthehen për pushime në Shqipëri. E kjo ka sjellë edhe fluks në portin e Durrësit dhe pikën kufitare në Kakavijë.
Sipas të dhënave të fundit në portin e Durrësit hyjnë mbi 2500 persona me 1500 automjete, ndërsa në 5 ditët e fundit kanë kaluar mbi 28 mijë pasagjerë.
Drejtorja e Kufirit dhe Migracionit, Lindita Nushi thotë se janë marrë të gjitha masat për menaxhimin e fluksit në hyrje, por edhe të atij në dalje që nis që në ditët e para të janarit.
“Për këtë qëllim është hartuar një plan i detajuar bashkëpunimi me të gjitha institucionet që veprojnë në Port”, ka thënë ajo. Fluks në hyrje po regjistrohet edhe në pikat doganore tokësore, kryesisht me Greqinë.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”












