Lajme
Forbes: Sipërmarrësi shqiptar nga Londra, ndër të rinjtë më vizionarë
Gjatë vitit 2020, 28 vjeçari shqiptar u konsiderua nga revista Forbes, si një nga të rinjtë më vizionar dhe të suksesshëm nën moshën 30 vjeçare
Shumë të rinjë në botë, po dominojnë me sukseset e tyre, në shumë fusha akademike dhe profesionale. Sipërmarrësi shqiptar Geri Çupi, jeton dhe ushtron aktivitetin e tij prej disa vitesh në Londër, transmeton albinfo.ch.
Ai është bashkëthemelues i kompanisë “MonoChain” dhe në vitin 2018 kompania e tij zgjeroi aktivitetin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, gjatë vitit 2020, 28 vjeçari shqiptar u konsiderua nga revista Forbes, si një nga të rinjtë më vizionar dhe të suksesshëm nën moshën 30 vjeçare.
Ai tregon për punën e kompanisë së tij dhe emocionet kur mori lajmin për vlerësimin në revistën ndërkombëtare.
“Sigurisht që jam ndjerë krenar për vlerësimin, por të gjitha rezultatet janë arritur me punën e madhe të shumë viteve. Kjo mundësi më hapi shumë dyer dhe bëri të mundur të krijoja lidhje të reja profesionale. Komuniteti shqiptar në Londër është i gjerë dhe unë vazhdimisht bashkëpunoj me ta, përfshirë dhe babain e këngëtares Dua Lipa”,- tregon sipërmarrësi i suksesshëm.
“I përulur për të qenë pjesë e #Forbes 30under 30 2020! Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në udhëtimin tim sipërmarrës – ju e dini se kush jeni! Gjithashtu, më e rëndësishmja, faleminderit familjes MonoChain për punën e palodhur që kanë bërë, pa ta nuk do të kishte shkuar deri tani. Gjatë këtyre kohërave sfiduese fokusi ynë si sipërmarrës duhet të jetë përdorimi i teknologjisë për mirë” është shprehur Geri. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
Jeta në Zvicër
-
Thun dëshiron të ulë taksat Llogaritë e qytetit të Thun për vitin 2023 tregojnë një tepricë prej 6.3 milionë frangash. Kjo...
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut
-
Në këto aeroporte mbahen greva gjatë prillit dhe majit
-
Vdes ushtari zviceran nga të shtënat, gjatë ushtrimeve në kazermë
-
Dyshimi për mashtrim: Akuzohet për 250 mijë CHF që mori kredi për Covid