Lajme
Foli për apokalipsin bërthamor, Biden kritikohet nga Macron
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kritikuar homologun e tij amerikan, Joe Biden, i cili paralajmëroi se Putini mund të nisë “apokalipsin bërthamor”.
“Duhet të kemi kujdes kur flasim për çështje të tilla”, tha Macron, duke iu referuar armëve bërthamore.
“Unë gjithmonë kam refuzuar të futem në këto “fërkime” politike dhe veçanërisht… kur flitet për armë bërthamore. Duhet të jemi të kujdesshëm”, shtoi Presidenti i Francës, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Biden ishte shprehur kështu pak ditë më parë: “Nuk na është dashur të përballemi me apokalipset që prej kohës së Kennedy dhe krizës së raketave nga Kuba. Por tani është një person që e njoh tepër mirë. Ai nuk po bën shaka, kur flet për përdorimin e mundshëm të armëve taktike bërthamore, biologjike ose kimike, pasi ushtria e tij, si të thuash, po ofron një paraqitje shumë më të ulët nga pritshmëritë”.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë














