Kosova
Forca e Sigurisë së Kosovës aktivizohet në mbrojtjen e infrastrukturës kritike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një nga vendimet kryesore të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, e mbajtur në orët e para të mëngjesit, ka qenë angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës për patrullime dhe vëzhgim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike në vend.
Ai ka njoftuar se patrullat e FSK-së janë vendosur në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë, duke siguruar mbrojtjen e pikave strategjike të rëndësishme për furnizimin me ujë dhe energji elektrike.
“FSK-ja është angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile përmes patrullimeve dhe vëzhgimeve të infrastrukturës kritike në Kosovë”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka theksuar se FSK-ja po përmbush misionin e saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ai tha se vendimet e fundit kanë ardhur si përgjigje ndaj sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë hartuar planifikime të detajuara për angazhimin e njësive ushtarake në pikat më të ndjeshme të infrastrukturës kritike, duke garantuar mbrojtje ndaj çdo rreziku të mundshëm.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













