Futboll

Formacionet Shqipëri-Moldavi, Reja befason me disa ndryshime

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Moldavi, e vlefshme për kualifikimet Euro 2020, që do të luhet sonte në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ka rikthyer titullar Mërgim Mavrajn, duke i dhënë edhe shiritin e kapitenit, përcjell albinfo.ch.

Për dallim nga ndeshja me Islandën, nga minuta e parë do të luajnë edhe Ylber Ramadani, Armando Sadiku, Myrto Uzuni dhe Ergys Kaçe.