Futboll
Formacioni i Shqipërisë kundër Moldavisë
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka publikuar formacionin e kuqezinjve që do të luajnë sonte përballë Moldavisë.
Kombëtarja do të luajë me formacionin 4-3-3.
Shqipëria synon 3 pikët dhe për të arritur këtë rezultat, në fushë janë Strakosha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Bare, Ramadani, Bajrami, Asani, Uzuni dhe Cikalleshi, shkruan klan.
Ndeshja luhet në stadiumin “Air Albania” prej orës 20:45. Kjo ndeshje konsiderohet si një nga 7 finalet në rrugën drejt Euro 2024.
Shqipëria nuk ka asnjë pikë deri më tani, pasi e humbi sfidën e parë me Poloninë, ndërsa Moldavia ka 2 barazime në po aq ndeshje. Fitorja është një detyrim në garën për një vend në Evropian dhe për të shkuar më të motivuar në ndeshjen e së martës me Ishujt Faroe, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?











